Peshëngritje: Ertjan Kofsha shpallet kampion Europe, tre medalje për Shqipërinë

Shqipëria fiton një tjetër medalje ari në peshëngritje. Është sportisti Ertjan Kofsha ai që shkëlqen në Kampionatin Europian U20- U23 që po zhvillohet në Rumani.

Ertjan Kofsha u shpall Kampion Evrope në peshën 89kg. Peshëngritësi kuqezi mori Medalje Ari në shkëputje, duke ngritur 153 kg.

Kofsha mori Medalje Bronxi në stilin e shtytjes, duke ngritur 184 kg. Në dygarësh Kofsha u rendit I treti me 337 kg në total, duke marrë një tjetër medalje Bronxi. / Oversport.tv