Pezullohet gjyqtari i sfidës Argjentinë-Brazil, bëri gabime të dukshme

Ishte një lajm që pritej, por tashmë ka ardhur zyrtarizimi. Conmeboli, qeveria e futbollit në Amerikën e Jugut, ka pezulluar për një periudhë të pacaktuar Andres Ismael Cunha Soca Vargas dhe Esteban Daniel Ostojich Vega, respektivisht gjyqtari kryesor dhe arbitri i VAR-it në ndeshjen Argjentinë-Brazil.

Sepse gjatë ndeshjes së vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, që u luajt në San Juan dhe përfundoi në barazim 0-0 (rezultat që i garantoi skuadrës së Messit kualifikimin në fazën finale të Botërorit), dy zyrtarët e ndeshjes kanë kryer “gabime të rënda dhe të dukshme”, prandaj janë ndëshkuar.

Episodi që ka sjellë në qendër të kritikave gjyqtarin e ndeshjes ka qenë goditja me bërryl e Otamendit ndaj Raphinhas në minutën e 35-të. Një ndërhyrje që ka nxehur pa masë trajnerin e Brazilit Tite.

“Duket një faull për karton të verdhë, nuk më duket për të kuq”, i tha Ostojich, gjyqtarit Cunha, sipas një video të publikuar nga Conmebol. / Oversport.tv