Philadephia mposht mes spektaklit Brooklyn Nets, Suns zbresin me këmbë në tokë Lakers

Philadelphia 76ers mposht Brooklyn Nets me rezultatin 115-106 mes spektaklit që dhuron NBA. Vendasit arritën të triumfonin falë dyshes Harris dhe Melton të cilët realizuan respektivisht 24 dhe 22 pikë. Nuk mjafton performanca e mirë e Irving dhe Durant për të shmangur humbjen për Nets.

Nuk mjafton as Ja Morant për Memphis Grizzlies që mposhtet në shtëpi me rezultatin 113-109 nga Sacramento Kings. 34 pikët e Morant patën vetëm vlerë statistikore në fundin e takimit, pasi Fox me 32 pikë dhe Barnes me 26 pikë morën për krahu ekipin e tyre duke e çuar drejt triumfit.

Fiton në transfertë edhe Detroit Pistons përballe Denver Nuggets me rezultatin e ngushtë 110-108. Ishte kroati Bojan Bogdanovic që luajti rolin kryesor për miqtë me 22 pikë e 9 topa në tabelë. Nga ana tjetër Nikola Jokic realizon më shumë nga të gjithë në këtë takimt, 31 pikë, 9 rebound e 10 asist.

Ndalet pas tre fitoreve radhazi edhe Los Angeles Lakers që mposhtet nga Pheonix Suns 115-105. Dyshja Booker dhe Bridges që realizuan nga 25 pikë secili ishin lojtarët më të mirë për Suns, ndërsa nga ana tjetër Anthony Davis me 37 pikë dhe 21 topa në tabelë nuk e shmangu dot humbjen për Lakers. /oversport.tv

Foto: Phoenix Suns, Twitter