Magjia e NBA nuk ndalet, teksa mesnatën e sotme janë zhvilluar të tjera duele mjaft të bukura. Në Konferencën e Perëndimit vazhdojnë marshimin Washington Wizards dhe Chicago Bulls, që kanë likuiduar së fundmi New Orleans Pelicans dhe Los Angeles Lakers.
Wizards ia dolën të triumfonin me rezultatin 105-100 dhe diferenca u bë në pjesën e dytë, kur shënuan 24 pikë më shumë se Pelicans, që deri më tani kanë marrë vetëm dy fitore.
Chicago Bulls nuk e diskutoi ndeshjen me Los Angeles Lakers dhe në fund ia doli me shifrat 121-103. DeMar DeRozan shënoi 38 pikë, ndërkohë që edhe Lonzo Ball (27 pikë) dhe Zach LaVine (26 pikë) ishin në një mbrëmje të mirë.
Edhe te Lakers ishin tre lojtarë që shënuan 20 pikë e lart: Talen Horton-Tucker (28 pikë), Russell Westbrook (25 pikë) dhe Anthony Davis (20 pikë). Në Konferencën e Perëndimit Phoenix Suns po bëjnë një sezon fantastik.
Me një diferencë prej tre pikësh, 99-96, ata mundën Minnesota Timberwolves. Ndeshja ishte shumë e balancuar dhe Devin Booker ishte në një formë të mirë, pasi shënoi 29 pikë dhe u mbështet edhe nga Deandre Ayton (22 pikë, 12 rebound) dhe Chris Paul (21 pikë, 9 asiste).
Karl-Anthony Towns ishte fantastik për Timberwolves, me 35 pikë e 12 rebounde. Gjithsesi i vetëm nuk ia doli të thyente Phoenix Suns. Fitore edhe për Dallas Mavericks, që nuk falën ndaj Denver Nuggets me rezultatin 111-101.
Skuadra nga Teksasi e pa veten në pozicion të vështirë pas periodës së dytë, por reagoi dhe përmbysi gjithçka. Si zakonisht ata që shkëlqyen ishin Kristaps Porzingis (29 pikë, 11 rebounde, 3 asiste) dhe Luka Doncic (23 pikë, 11 asiste dhe 8 rebound). Në krahun tjetër shkëlqeu Nikola Jokic, autor i 35 pikëve, 6 asisteve dhe 16 rebounde-ve. Më poshtë rezultatet e të gjitha ndeshjeve: