Phoenix shkatërron Lakers, super Antetokounmpo i jep një tjetër fitore Milwuakee

Pas 6 fitoreve radhazi në NBA, Orlando pëson humbje në kampionat dhe mposhtet nga Atlanta 126-125. Protagonisti i mbrëmjes është Trae Young me 37 pikë dhe 13 rebounde.

Cleveland mposht bindshëm 122-99 Utah. Ishi i sfidës Donovan Mitchell udhëheq Cavs drejt suksesit me 23 pikë të realizuara.

Një super Giannis Antetokounmpo udhëheq Milwuakee drejt fitores në shtëpinë e New Orleans. Greku shënon 42 pikë dhe 10 rebounde dhe ngjit skuadrën në krye të Konferencës së Lindjes.

Phoenix shkatërron Lakers 130-104 dhe merr suksesin e tretë radhazi në kampionat. Chris Paul me 28 pikë dhe Ayton me 21 pikë dhe 11 rebounde bëjnë që të mos ndihet mungesa e Devin Booker për Suns. Ndihen mungesat e treshes Davis, James dhe Westbrook për Lakers.

Philadelphia përmbys Toronton dhe fiton 104-101 në Overtime. Nuk mjaftojnë 38 pikë dhe 15 rebounde të Siakam që kanadezët të evitojnë humbjen. Sixers festojnë falë 28 pikë dhe 11 reboundeve të realizuar nga Embiid.

Ka qenë një mbrëmje për tu harruar ajo e mbrëmhsmja për Luka Doncic dhe Dallasin, që mposhten nga Minnesota 116-106 falë një  Anthony Edwards në superformë që shënon 27 pikë dhe 13 rebounde.

Shai Gilgeous-Alexander vazhdon të udhëheqë Oklahoman drejt fitoreve dhe me koshin e shënuar në sekondat e fundit i jep suksesin 123-121 përballë Portland. Kanadezi mbyll ndeshjen me 35 pikë. Damian Lillard realizon 28 pikë dhe bëhet shënuesi më i mirë në historinë e Portland.

Sacramento mposhtet 125-119 në shtëpi nga Charlotte dhe koleksionon humbjen e 13 sezonale. Hornets largohen nga vendi i fundit në Konferencën e lindjes falë Oubre, që realizon 31 pikë dhe 10 rebounde. Nuk mjaftojnë 28 pikë dhe 23 rebounde të Sabonis që të shpëtojnë Sacramenton.

San Antonio fiton derbin e Teksasit pasi mposht 124-105 Houston. Vassell me 26 pikë jep një kontribut të çmuar në fitoren e Spurs. / Oversport.tv