Phoenix Suns shkatërron Lakers, Trae Young i pandalshëm për Hawks

Phoenix Suns është rikthyer te fitorja dhe e bënë këtë gjë me klas. Ata shkatërruan në shtëpi Los Angeles Laker me rezultatin e thellë 140-111. 29 pikë diferencë midis ekipeve, edhe pse ishte LeBron James ai që shënoi më shumë pikë se çdo lojtarë tjetër në këtë takim. 31 pikë nga legjenda i cili regjistroi gjithashtu 6 asist dhe 7 rebound. Ndërsa pas tij vjen ylli i Pheonix, Devin Booker me 30 pikë.

I pandalshëm edhe Trae Young i Atlanta Hawks në sfidën kundër Indiana Pacers. Në ndeshjen që përfundoi me rezultatin e ngushtë 131-128, Young shënoi i vetëm 47 pikë. 22 pikë më pakë ka shënua lojtari tjetër që renditet i dyti, me 25 pikë në total dhe ai është Haliburton.

Memphis Grizzlies ka arritur fitoren e tretë radhazi, këtë herë në transfertë kundër Oklahoma City Thunder. Grizzlies vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e dytë në Conferencën Perëndimore, ndërsa lojtari që regjistroi më shumë pikë për ta në këtë ndeshje ishte Bane, me 21 pikë, 8 rebound dhe dy asist. Megjithatë, lojtari që shënoi më shumë pikë në këtë takim ishte Shai Gilgeous-Alexander i Oklahomas me 31 pikë, i ndjekur po nga shoku i ekipit, Bazley me 29.

Fitore edhe për Neë Orleans Pelicans kundër Houston Rockets me 25 pikë diferencë. Në sfidën që përfundoi me rezultatin 130-105, shkëlqeu basketbollisti nga Lituania, Jonas Valanciunas. I vetëm ai shënoi 32 pikë, 10 rebound si dhe dy asist. /oversport.tv

Foto: x – Phoenix Suns Twitter