Vjen edhe fitorja e 18-të radhazi për Phoenix, që mposht 114-103 Detroitin. Pa Giannis Antetokounmpo Milwaukee humbet fuqinë dhe mposhtet 97-93 nga Toronto. Chicago dhe San Antonio fitojnë në transfertë, ndërsa Memphis mund bindshëm Oklahoman.
PHOENIX SUNS-DETROIT PISTONS 114-103
Phoenix ka tejkaluar vetveten, pasi për herë të parë në historinë e saj arrin 18 fitore rresht në kampionat. Suns-at kanë mposhtur edhe Detroitin dhe shkojnë në takimin e radhës kundër Golden State si kryesuesit e Konferencës së Perëndimit.
Phoenix zhvillon një pjesë të parë super dhe në përfundim të saj diferenca me kundërshtarin është 18 pikë (69-51). Nuk ndihet mungesa e Devin Booker për vendasit, që udhëhiqen nga Johnson dhe Payne (19 pikë secili). Ayton (17 pikë dhe 12 rebounde) dhe Chris Paul (12 pikë dhe 12 asist) realizojnë “doble double” në fitoren e Suns-ave.
I zakonshmi Jerami Grant, shënon 34 pikë për Pistons, por nuk mjaftojnë që të evitojnë humbjen. Tashmë Detroit e sheh veten në vendin e fundit në Konferencën e Lindjes me 4 fitore dhe 18 humbje.
Franchise-record 18-straight wins for the @Suns 🔥
Phoenix visits Golden State tomorrow at 10pm/et on ESPN. pic.twitter.com/RzjwVmnfxf
— NBA (@NBA) December 3, 2021
TORONTO RAPTORS-MILWAUKEE BUCKS 97-93
Ndihet shumë mungesa e Giannis Antetokounmpo për kampionët në fuqi të NBA, që mposhten 97-93 në fushën e Torontos, që kthehet tek suksesi pas tre humbjeve radhazi. Raptors kalojnë në avantazh në pjesën e parë dhe e ruajnë atë deri në përfundim të takimit.
VanVleet është më i miri për vendasit me 29 pikë, ndërsa Jrue Holiday shënon 26 pikë për Milwaukee. Me këtë fitore Toronto i afrohet zonës së Play Offit, ndërsa kampionët ndalen pas 8 fitoreve radhazi.
NEW YORK KNICKS-CHICAGO BULLS 115-119
Janë sërish DeMar DeRozan dhe Zach LaVine, ata që udhëheqin Chicago, që mposht në transfertë Knicks-at dhe konfirmohet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.
Dyshja e Bulls-ave realizon 61 pikë në “Madison Square Garden”, 34 për DeRozan dhe 27 për LaVine. 27 shënon edhe Vucevic dhe të tre bashkë realizojnë 88 pikë nga 119 që ka gjithë skuadra.
Julius Randle shënon 30 pikë për New York, por nuk mjaftojnë që të evitojnë humbjen. Një fitore e vuajtur dhe shumë e çmuar për Chicagon, ndërsa Knicks-at detyrohen që të qëndrojnë jashtë zonës së Play Off-it. /Oversport.tv
Ndeshjet e tjera në NBA:
PORTLAND TRAIL BLAZERS-SAN ANTONIO SPURS 83-114
MEMPHIS GRIZZLIES-OKLAHOMA CITY THUNDER 152-79