Piatek i ka idetë e qarta: Dua të qëndroj gjatë te Fiorentina

Krzysztof Piatek i ka idetë e qarta. I rikthyer në Itali pas disa vitesh, sulmuesi polak është shumë i entuziazmuar për aventurën e tij të re. I ardhur si huazim me të drejtë blerjë, ish-sulmuesi i Hertha Berlin ka dhënë intervistën e tij të parë si lojtar i Fiorentinës.

Ai tha se rikthimi në Itali është diçka shumë e rëndësishme për të. Ndër të tjera tregoi edhe se kërkon që të tregojë gjithçka në fushë dhe shpresa e tij është që të qëndrojë sa më gjatë në Serie A.

” Për mua është shumë e rëndësishme të kthehem në Itali. Tashmë jam këtu, jam te Fiorentina. Ishte një ofertë e mirë, mendoj se kam një të ardhme këtu. Dua të qëndroj, por së pari duhet të tregoj gjithçka në fushë. Dua të bëj mirë, por le të shohim”, përfundoi fjalën e tij Piatek. /oversport.tv