Piatek: Isha super me Gattuso te Milani, pastaj erdhi Giampaolo…

Krzysztof Piatek, sulmuesi i skuadrës së Fiorentinës, ka dhënë një intervistë për “1vs1” në DAZN dhe tregon se çfarë nuk shkoi me të te Milani në sezonin e dytë. Sulmuesi polak e drejton gishtin nga trajneri Marco Giampaolo.

“Shtatë muajt e parë funksionoi gjithçka. Unë shënova shumë gola me Gattuso dhe më pas erdhi Giampaolo, i cili ndryshoi modul dhe ide. Ishte një sistem ku lojtarët nuk luanin në rolin e tyre. Unë luaja me Castillejo si sulmuesi dhe Suso si mesfushor sulmuese. Nuk janë pozicionet e tyre. Në dy muaj gabova unë, gaboi skuadra dhe ishte e vështirë.

Nuk mund të them se më kuptoi pak, por më duhej kohë për të luajtur me atë sistem. Ishte hera e parë që luaja me një trekuartist dhe me dy sulmues. Unë gjithashtu duhet të kuptoj se çfarë nuk funksionoi. Gjithsesi mendoj se të dyve na duhej kohë, dy muaj janë pak”, shprehet Piatek.

“Ndryshimi i numrit, nga 19 në 9? Kur shkova në Milano doja të merrja fanellën me numrin 9 menjëherë, që ditën e parë. Gattuso dhe klubi më thanë të merrja numrin 19, pasi nëntën duhet ta meritoja. Pas gjashtë muajsh mora numrin 9 dhe shënova disa gola. Të gjithë tifozët pyesnin më pas pse e ndryshova numrin”, përfundon polaku Piatek. / oversport.tv

Foto: AC Milan, Facebook