Pique plas bombën: Vinicus akord me Barçën, por Reali i dha dyfish

Java e 10-të në La Liga, do të kulmojë me supersfidën Barcelona-Real Madrid. Për ta ndezur edhe më shumë rivalitetin në prag të kësaj ndeshjeje, qendërmbrojtësi i katalanasve, Gerard Pique flet për një prej talenteve premtues të Real Madridit.

Mbrojtësi i Barçës ka bërë me dije se zgjedhja e parë e Vinicius ka qenë pikërisht skuadra katalanase. “Vinicius është shumë i talentuar. Besoj e dini që ai ishte pranë kalimit te Barcelona, apo jo? Mirëpo, Reali i ofroi dyfishin, si gjithmonë. Unë kam folur me Vinicius”, deklaroi Pique.

“Unë kam folur në telefon me Vinicius dhe më tha se ishte thuajse një futbollist i Barçës. Le të dalë dhe ta përgënjeshtrojë. Nuk e kujtoj si erdhi kjo telefonat mes nesh. Por unë doja vetëm që ta mirëprisja atë në dhomat e zhveshjes dhe kaq. Ishte gjithçka e kryer për të ardhur te Barcelona, por në fund, Real Madrid u shfaq dhe e mori atë në momentin e fundit duke i ofruar gjithçka”, ka vijuar mbrojtsi i Barcelonës.

Megjithatë, Pique, në fund u qëndron besnik afrimeve të Barcelonës, si për të nënkuptuar që Barça nuk ka humbur asgjë. “Unë jam me Ousmane Dembele dhe me Ansu Fati”, përfundoi Pique në një video. /oversport.tv