Roma në ankth për dëmtimin që Paulo Dybala pësoi mbrëmë në ndeshjen kundër austriakëve të Salzburg. Roma u mund me rezultatin e ngushtë 1-0, por problemet shtohen edhe me dëmtimin e argjentinasit.
Pas përfundimit të pjesës se parë Dybala u zëvendësua menjëhërë pasi kishte shfaqur probleme dhe nuk ishte i gatshëm që të vazhdonte ndeshjen.
Pas testeve mjekësore të kryera sot në mëngjes u pa që dëmtimi nuk ishte dhe aq serioz sa pritej. Duket që Dybala kishte vetëm mbingarkesë se lodhjes së muskujve dhe në rast se gjithçka shkon sipas planit argjentinasi mund të jetë i gatshëm që në ndeshjen e së dielës kundër Veronës.
Pavarësisht këtij lajmi duket se Mourinho nuk kërkon ta konsumojë lojtarin e tij dhe mendohet ta lërë pushim deri ne ndeshjen e kthimit kundër Salzburg. /oversport.tv