Pikëpyetjet e Gasperinit, Gjimshiti në balotazh me turkun e marrë te Juventusi

Atalanta përballet nesër me Juventusin në Torino prej orës 18:00 dhe trajneri Gian Piero Gasperini ka ende disa pikëpyetje për formacionin.

Gjimshiti është një hap para Medih Demiral, ndërkohë që tekniku italian duhet të zgjedhë mes Pasalic-Pessina dhe Malinovsky-Ilicic.

Italiani dhe slloveni janë favoritë për ta nisur nga fillimi, teksa të dy pritet të jenë mbështetja e sulmuesit Duvan Zapata.

ATALANTA (3-4-1-2): Musso; Tolói, Palomino Djimsiti; Zappacosta, De Roon, Freuler, Maehle; Pessina; Iličić, Zapata. / oversport.tv