Pilar Rubio mohon krizën me Sergio Ramos

Ka disa javë që në media qarkullojnë fjalë për një krizë mes Pilar Rubio dhe Sergio Ramos. Gruaja e mbrojtësit të Paris Saint-Germain ka komentuar këtë temë: “Ajo që ndodh në shtëpinë tonë është diçka private. E kuptoj që një çift në krizë shet më shumë, por nuk mund të humbasë kohën duke përgënjeshtruar. Jemi një skuadër dhe jemi bashkë”.