Pinto për Mourinhon: Do bëhet nga trajnerët më të mirë në historinë e Romës

Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto ka kërkuar më shumë kohë për të parë projektin e tij të kthehet në një projekt fitues. Gjithashtu ai i doli në mbrojtje trajnerit aktual të Romës, Jose Mourinho dhe tha se ai do të bëhet një nga trajnerët më të rëndësishëm në historinë e Romës.

“Kur filluam këtë projekt, të gjithë e dinim se do të kërkonte kohë, madje Mourinho tha të njëjtën gjë gjatë konferencës hapëse për shtyp. Nuk po e përdorim si justifikim për rezultate të këqija, por sepse vërtet na duhet kohë.

Pronarët trashëguan një situatë të vështirë financiare në klub, me nevoja që siç e dini ata vazhdojnë t’i mbështesin vazhdimisht, dhe ne nga ana sportive trashëguam një situatë që kërkonte kohë për të ndryshuar.

Po i referohem skuadrës, mentalitetit, të gjithë strukturës sportive rreth ekipit, që për mendimin tim është shumë e rëndësishme për ta afruar Romën drejt suksesit. Nuk mund të them se jemi të kënaqur, sepse e dimë se duhet të bëjmë më mirë dhe rezultatet gjatë muajit të fundit kanë qenë të këqija, por kam besim se puna që po bëjmë dhe udhëheqja e Mourinhos do të sjellë rezultate në të ardhmen.

Më duhet të them se katër muaj më vonë, jam i sigurt se kjo ishte zgjedhja e duhur dhe jam i sigurt se Mourinho do të bëhet një nga trajnerët më të rëndësishëm në historinë e Romës”. /oversport.tv