Pinto shpërthen ndaj medias: Doni të krijoni probleme midis meje dhe Mourinhos

Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto nuk i ka kursyer kritikat për mediat. I ndalur nga mikrofonat në prag të sfidës kundër Bodo/Glimt, ai tha se mediat po kërkojnë të krijojnë vazhdimisht probleme midis tij dhe trajnerit Mourinho.

“Që nga 1 shtatori ju po përpiqeni të krijoni konfrontime midis meje dhe Mourinhos. Mos raportoni si doni ju fjalët e trajnerit. Ne kemi folur gjatë për kohën që na duhet si ekip. Ne jemi në një linjë, pa dyshim.

Inter dhe Juve kanë një projekt ndryshe nga ai që kemi ne. Jemi një familje e bashkuar dhe e lidhur si tha edhe Mourinho dje. Me gjithë respektin për punën tuaj, që nga data 1 shtator ju bëni gjithmonë të njëjtën pyetje duke kërkuar një problem që nuk ekziston midis meje dhe Joses”. /oversport.tv