Pinto: Unë dhe Mourinho e njohim mirë Svilar, por nuk është koha e merkatos

Tiago Pinto, menaxheri i përgjithshëm i Romës ka folur për “Dazn” përpara sfidës kundër Atalantës:

“Kam mësuar gjatë këtyre 14 muajve. Më pëlqen që të flas me ju, të sqaroj disa gjëra, por nëse më bëni gjithmonë të njëjtën pyetje unë do iu përgjigjem gjithmonë njësoj: për rinovimet do të flasim kur të vijë koha, tani të mendojmë për ndeshjet.

Svilar është një futbollist i Benfikës. Jemi larg merkatos aktualisht. E njohim të gjithë mirë, unë kam punuar me të 4 vite. Mourinho e njeh sepse e ka pasur më parë kundërshtar në Champions. Por merkatoja është larg dhe duhet të fokusohemi te fusha”, ka thënë Pinto. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Facebook