Pioli: Do të doja që Kessie të rinovonte, por nuk mund të vihet në diskutim impenjimi i tij

Ibrahimovic dhe Kessie janë në dispozicion të Stefano Piolit për ndeshjen e nesërme kundër Lazios: “Janë mirë, rikthehen në dispozicion të skuadrës. Zlatan nuk ka 90 minuta në këmbë, por do të luajë një pjesë loje për të përmirësuar gjendjen fizike.

Do të doja që Franck të rinovonte kontratën, por nuk mund të vihet në diskutim impenjimi i tij. Giroud do të mungojë”.

Më tej tekniku ka folur për ndeshjen kundër bardhekaltërve: “Do të jetë një ndeshje spektakolare, të dyja skuadra krijojnë raste dhe duan të fitojnë zotërimin e topit.

Lazio është një skuadër shumë e fortë, si në planin teknik, edhe atë taktik e fizik. Edhe ne jemi në formë, duam të vazhdojmë serinë e fitoreve. Do të jetë në ndeshje emocionuese”. /Oversport.tv