Milani luftoi për fitoren, por në “Anfield” në ditën e rikthimit në Champions, pas 7 viteve, u mund 3-2 nga Liverpool.
“Duhet të vlerësojmë “të kuqtë”, që për intesitet loje dhe cilësi luajtën më mirë se ne, sidomos në fillim të ndeshjes. Arritëm të përmbysnim rezultatin, por gabimet që bëmë në pjesën e dytë na kushtuan humbjen e kësaj sfide. Niveli është rritur, por kjo ndeshje do të na rrisë në planin cilësor dhe në intesitetin e lojës”-ka deklaruar trajneri i Milanit, Stefano Pioli.
“Skuadra ishte e motivuar dhe e prisnim një nisje të fortë të Liverpool, por qëndruam shumë statikë me topin në zotërim, pa evituar presionin e tyre. Topin e kishin gjithmonë ata, por është e qartë se cilësia e të kuqve në vuri në vështirësi.
Ishte një ndeshje e bukur, vetëm rezultati më mërzit, por largohem nga kjo sfidë i vetëdijshëm se skuadra mund të rritet akoma më shumë. Niveli i këtij kompeticioni është shumë i lartë, paguam për gabimet tona, por kjo gjë do të na shërbejë të rritemi akoma më shumë”-ka përfunduar trajneri i Milanit. /Oversport.tv