Pioli e ka me gjyqtarin: Ne kemi gabimet tona, por edhe Serra nuk është pa faj

Stefano Pioli është shfaqur shumë i mërzitur pas humbjes shtëpiake përballë Spezias dhe kësaj radhe nuk e fsheh zemërimin me gjyqtarin Serra, që anuloi golin e Messias:

“Çfarë ndjeva? U mundova që të qetësoja lojtarët, por nuk ia arrita. Kur e di që të është bërë një padrejtësi, humbet qartësinë. Më vjen keq, kemi fajet tona, por kësaj radhe edhe gjyqtari ka fajet e veta.

E çuditshme, sepse deri në atë moment nuk kishte fishkëllyer asnjë faull. Tani duhet të ringrihemi menjëherë”, ka thënë trajneri i Milanit.

“Nuk duhet ta mbyllnim pjesën e parë 1-0, kishim shumë raste për të fituar ndeshjen. Nuk ishte mbrëmja e duhur”, ka shtuar Pioli.

Spezia konfirmohet macja e zezë e Milanit: “Nuk duhet të ndikohemi nga kjo gjë. Humbëm një mundësi. Nuk arritëm që të merrnim një fitore që e donim dhe tashmë duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Të gjithë mund të kenë një ditë të keqe, tashmë duhet të rikthehemi tek rezultatet pozitive”, ka përfunduar trajneri i Milanit. / Oversport.tv