Pioli: Fitore e rëndë me Atalantën, ju tregoj çfarë po e rrit kampionatin italian

Stefano Pioli ka folur për DAZN, pas fitores në transfertën e vështirë me Atalantën, një ndeshje e transmetuar nga Oversport në Shqipëri e Kosovë.

“Bëmë një paraqitje të shkëlqyer. Është një fitore e rëndë, që përfundon një periudhë shumë të ngarkuar, në të cilën ekipi i është përgjigjur dhe humbjeve po kaq mirë. Po rritemi dhe duhet të vazhdojmë këshu”, tha trajneri i Milanit.

Brahim Diaz dhe Leao? – “Është më e lehtë për sulmuesit që të vrapojnë përpara. Ata janë djem me kualitete teknike fantastike: bëmë mirë në këtë ndeshje dhe jam i kënaqur me performancën”.

Performanca e skuadrës? – “Për dy vite kjo skuadër ka luajtur në rrugë të sigurt dhe ka marrë rezultate të rëndësishme. Por duhet të qëndrojmë të përulur. I dimë kundërshtarët tanë.

Bëmë mirë me Liverpool në pjesën e parë, nuk ishim dinamikë atëherë, por ishim sot. Lojtarët duhet ta marrin mesazhin tim, qofshin mbrojtës, mesfushor apo sulmues”.

Kessie? – “Nuk kam asnjë dyshim mbi kualitetet dhe qëndrimin e tij. Po punon me ne, por duhet të marrë më shumë kohë për formën fizike. Sot zhvilloi një ndeshje fantastike, performanca e sotme më kujtoi ato të sezonit të kaluar. Kam shumë ndeshje dhe shumë zgjedhje për rotacion”.

Serie A? – “Kampionati po përmirësohet, kjo falë shumë trajnerëve që luajnë shumë futboll aktiv. Champions po na ndihmon, na ka bërë të kuptojmë që duhet të lidhemi me intensitetin dhe kualitetin.

Duhet të rritem dhe unë gjithashtu. Klubi po më mbështet. Kemi të njëtat ambicie dhe motivime. Napoli është sipër nesh, Juventus do rikthehet.

Disa fjalë për Tonalin? – “Është e drejtë që lojtarët e mi mendojnë se janë të mirë, e njëjta vlen dhe për Tonalin pas ndeshjes”.

Leao dhe Rebic? – “Dua ti përgëzoj të dy, me ta kemi më shumë thellësi”, përfundoi trajneri i Milanit, Stefano Pioli. / oversport.tv