Pioli: Ibrahimovic nuk luan titullar, Milani im është në rrugën e duhur

Stefano Pioli e quan shumë të rëndësishëm duelin e nesërm ndaj Portos, ku Milani do të marrë mesazhe të qarta nëse është gati për të kuptuar forcën. Trajneri i kuqezinjve thotë se Ibrahimovic do ta nisë nga stoli dhe  trembet rivalit për forcën. Megjithatë, ai është optimist se mund të marrë një rezultat pozitiv.

Nesër prisni më shumë një ndeshje teknike apo fizike?

-Të dyja gjërat. Do të luajmë ndaj një rivali të fortë, solid dhe kompakt. Ka futbollistë në repartin e sulmit shumë të shpejtë dhe një trajner të përgatitur. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë.

Si e keni përgatitur?

-E kemi studiuar mirë Porton. Kem strategjinë tonë dhe shpresoj që të japë frytet e veta.

Do të jetë Ibrahimovic titullar?

-Është më mirë, por të shtunën luajti vetëm 15 minuta. Mund ta rrisë minutazhin e tij, por nuk besoj që mund të ketë 90 minuta në këmbë.

Si është Bennacer?

-Është mirë. U rikthye në stërvitje mjaft mirë dhe mund të luajë nesër.

Krunic mund të luajë si titullar?

-Po. Ai dhe Daniel Maldini do të diskutojnë fanellën e titullarit. Rade u fut mjaft mirë ndaj Veronës. Kur ke një dëmtim, duhet pak kohë për t’u rikthyer në 100% të formës. Rade është mirë dhe mund të luajë si titullar ose nga stoli.

Si e sheh duelin mes Ibrahimovicit dhe Pepes?

-Janë dy lojtarë me temperament. Për ne është e rëndësishme që ta kemi Ibrën në kushte pozitive. Ai është gati për të sfiduar çdo kundërshtar.

Kujt i trembeni më shumë nga Porto?

-Është një skuadër e kompletuar. Nëse duhet të them një emër, po them Diaz. Duhet ta kemi kujdes.

Çfarë i mungon Milanit për t’u rikthyer sërish i madh?

-Mungojnë shumë gjëra, por jemi në rrugën e duhur. Ka ende disa hapa që duhet t’i bëjmë, ashtu si ai i ndeshjes së nesërme. Skuadra do të marrë një rezultat pozitiv në Champions.

Çfarë pune specifike keni bërë për të bërë më mirë në këtë kompeticion?

-Duhet të jemi të kthjellët për të gjithë ndeshjen. Në dy sfidat e para kemi paguar detajet e vogla. Kemi humbur 2 ndeshje për disa shpërqendrime në fazën mbrojtëse. / oversport.tv