Pioli: Interin do ta mundim sërish, edhe ata kanë dobësi, por nuk do ti them

Milani do të përballet me Interin në një derbi të Milanos ndryshe, kësaj radhe në Superkupën e Italisë. Kuqezinjtë vijnë nga një moment i keq të cilët u skualifikuan në Kupën e Italisë dhe barazimi në kampionat ndaj Lecces. Përpara kësaj përballje ka dalë në konferencë tekniku i Milanit, Stefano Pioli.

“Jemi në prag të një finaleje, nuk është as e lehtë as e vështirë. Ne po e përgatisim ndeshjen sepse luajmë kundër një kundërshtari të fortë që na ka krijuar gjithmonë vështirësi. Fitorja është shumë e rëndësishme. Ne filluam suksesin vitin e kaluar dhe duhet t’i japim vazhdimësi kësaj rruge. Kësaj ndeshjeje ia rrit vlerën edhe më shumë trofeu që është në mes.

Nesër nuk do të shikoni Milanin që ishte në Lecce. Interin e kemi mundur në dy derbit e fundit. Ishin dy ndeshje në të cilat na u desh të durojmë disa vështirësi dhe do ta bëjmë sërish nesër. Edhe Interi ka dobësi, por nuk do t’jua them.”

Tenkiku i Milanit foli më tej dhe për transferimin e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite. “Ardhja e Ronaldos në Arabi i sjell prestigj futbollit këtu.ky sport tashmë po rritet siç e pamë dhe në Kupën e Botës, të cilët mundën Argjentinën.” – përfundoi Stefano Pioli. /oversport.tv