Pioli: Kalimi i turit është objektivi jonë sezonal, skuadra di si menaxhohen këto situata

E mërkura është ora e së vërtetës në Champions League për Milanin. Kuqezinjtë do të përballen me Salzburgun në sfidën e fundit të grupeve ku do të vendoset edhe ekipi që do të kalojë në fazën e 1/8.

Të besuarit e Piolit kanë favorin e dy rezultateve pasi mund të kalojnë më tej edhe me një barazim. Në prag të kësaj sfide ka dhënë konferencën për shtyp edhe trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli.

“Nëse bëjmë mirë nesër do të thotë shumë për ne. Kemi një shans të madh për të arritur objektivin tonë të parë sezonal. Skuadra e di shumë mirë si të menaxhojë këto situata. Jemi të zhgënjyer nga sfida e të dielës, por ky është një tjetër kompeticion dhe ka shumë përqëndrim për ndeshjen e nesërme.

RINOVIMI- “I kam falenderuar lojtarët për rinovimin sepse pa ta nuk do të kisha mundësi të rinovoja. Kalimi i turin nesër është diçka që po e kërkojmë me ngulm.”

NDESHJA- “Nesër duhet të bëjmë paraqitjen më të mirë të mundshme. Duhet të luajmë me karateristikat që kemi, përqëndrimin dhe vëmendjen e duhur në zgjedhjet që duhet të bëjmë.” /oversport.tv