Pioli: Kam skuadër shumë të mirë! Kur të kthehen të gjithë, ne edhe më të fortë

Pas fitores ndaj Venezias, Pioli ishtë i kënaqur nga Milani i tij dhe kjo u pa në konferencën për shtyp: “Ishte një javë shumë impenjuese si nga ana mendore dhe fizike”. Pioli deklaroi: “Me Venezian ishte një paraqitje prej një skuadre të vërtetë edhe në pjesën e parë.

Nuk kisha nevojë për paraqitjen ndaj Venezias për të kuptuar që kam në dispozicion një skuadër të forte. Është mëkat që nuk kam të gjithë lojtarët në dispozicion, por së shpejti do të rikthehen dhe ata nga dëmtimi dhe do të jemi akoma e më të fortë”.

Trajneri i Milanit shtoi gjithashtu: “Në kampionat ka ndonjë skuadër që është më eksperte sesa ne, lojtarët tanë nuk është se kanë fituar shumë tituj, por klubi më ka vënë në dispozicion një ekip shumë të fortë.

Tani na presin 3 ndeshje të vështira ndaj Spezias, Atleticos dhe Atalantës. Ibra dhe Giroud? Janë më mirë, shpresojmë që të kthehen sa më parë nga dëmtimi”.

Më pas ai u ndal te lojtarët e përveçëm: “Për mua gjëja më e bukur ishte që të gjeja lojtarët në verë më të përgatitur, Leao ishte njëri nga këta. Puna e zhvilluar vitin e kaluar ka sjellë frytet e veta. Jam i kënaqur nga përparimet e bëra nga Leao, Tonali dhe Brahim Diaz”.

Përsa i përket luftës për titullin kampion Pioli i ka idetë e qarta: “Ka ndonjë skuadër që është më eksperte sesa ne, sepse nuk është se kemi lojtarë që kanë fituar shumë tituj. Por më pëlqen fakti që e gjithë skuadra dëshiron të fitojë dhe është e rëndësishme që të gjithë lojtarët po japin 100% e tyre për këtë qëllim”. /Oversport.tv