Pioli: Maignan më ka impresonuar, kontrata me Milanin s’më mbaron kurrë

Mike Maignan po bën mirë tek Milan. I ardhur nga Lille për 13 milionë euro pasi u shpall kampion, Maignan zëvendësoi Donnarummën të larguar me parametra zero në përfundim të kampionatit të kaluar.

Në këtë fillim sezoni, portieri francez po paraqitet vërtetë mirë nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli, duke dëshmuar aftësitë e një portieri të aftë për të mbrojtur katërkëndëshin e portës dhe mbi të gjitha për ta bërë emrin e paraardhësit e tij të mos ndihet në fushë dhe jashtë saj.

Pioli për “Il Giornale” zbulon një prapaskenë interesante në lidhje me marrëveshjen e kryer në fshehtësi nga Maldnini, Massara dhe Gazidis, kur kuqezinjtë siguruan vendin e dytë që të dërgonte në Champions dhe vendimit të Gigios për ta lënë klubin.

“Kur luajmë përballë kundërshtarëve të Europës, ne zakonisht shohim 4-5 ndeshje me stafin për të kuptuar kë do takojmë,” tha Poli.

“Në këto ndeshje, Mike më ka impresionuar. Kam parë mënyrën si diskuton me shokët e skuadrës kur luan në San Siro. E ndjekim dhe skautët kanë konfirmuar ndjesinë e mirë që kishin më herët”.

Sa i përket të ardhmes tek Milan, ai konfirmon marrëdhënien pozitive me drejtuesit. “Në mendjen time kontrata me Milan nuk skadon kurrë. Kam marrëdhënie simbolike me drejtuesit. Jam mirë në Milanelo dhe kemi ambicie të njëjta”.

“Është e vërtetë, kimia mes njerëzve ndihmon në skuadër, por çfarë është e rëndësishme është të ndihem komod edhe nëse nuk ndan të njëjtat pikëpamje”.

Aktualisht, Milan renditet i dyti në kampionat, 2 më pak se Napoli kryesues. Pas ndeshjeve të kombëtareve do presin skuadrën e Hellas Verona në shtëpi dhe më pas do udhëtojnë në Bologna./ oversport.tv