Pioli: Me Atalantën ndeshje e rëndësishme, rikthehet Maignan

Milan-Atalanta të dielën në mbrëmje, padyshim që është takimi i javës në Serie A. Në këtë takim, skuadrat do të përqendrohen të arrijnë zonën Champions. Para këtij takimi, ka dalë në konferencë tekniku kuqezi, Stefano Pioli.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse renditja për vendin e katërt është shumë e shkurtër. Pres një sfidë të vështirë sepse Atalanta është një skuadër fizike, e dueleve dhe kundërsulmeve.

“Maignan do të nisë sfidën si titullar. Ai ishte portieri më i mirë sezonin e kaluar, bën mirë në shumë situata të ndryshme. Maignan nuk ka luajtur për pesë muaj, është mirë, por edhe atij do t’i duhet kohë për t’u rikthyer në nivelin e tij.

Ibrahimovic po bëhet gjithnjë e më mirë, Calabria dhe Bennacer nuk do të jenë të disponueshm, por do të kthehen të mërkurën. Florenzi është rikthyer me skuadrën.” – u shpreh Pioli. /oversport.tv