Pioli me dhimbje koke, Milani humb mbrojtësin para derbit

Lajme të këqija kanë ardhur për Stefano Piolin në prag të supersfidës kundër Interit. Mbrojtësi italian, Alessio Romagnoli do të mungojë në derbin e Milanos për shkak të një dëmtimi muskulor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ekipi i Milanit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Pas publikimit të listës për lojtarët e grumbulluar në derbi, vihet re mungesa e mbrojtësit Romagnoli.

Kështu, pas mungesës së sigurt të Theo Hernandez për shkak të kartonit të kuq, Pioli duhet të bëjë llogaritë edhe pa mbrojtësin italian. Ndërkohë, derbi do të luhet sot në orën 20:45 dhe mund ta ndiqni live në Oversport 1. /oversport.tv