Milani fitoi kundër Spezia dhe pas ndeshjes trajneri Stefano Pioli foli për DAZN: “Kemi marrë një fitore të madhe, pasi luajtëm mirë, por jo shumë mirë. Marrja e tre pikëve tregon forcën tonë mendore. Kjo skuadër është e re, por beson te vetja dhe te mënyra e lojës që bëjmë.
Nuk duhet ta humbasim përulësinë tonë, por është e drejtë që ata të ndihen të aftë që të përballojnë një presion të caktuar dhe të fitojnë çdo ndeshje. Presioni dhe pritshmëritë rreth nesh janë rritur këtë sezon, ndërkohë që tregojmë që mund ta përballojmë këtë”.
KUNDËRSHTARI – “E dinim që Spezia do na sulmonte nga krahët, por nuk ua thyem sulmet shpesh në pjesën e parë. U desh pak kohë që të hapeshin hapësirat dhe ne kryesisht e dominuam lojën. Isha i shqetësuar për këtë ndeshje, pasi fusha e këtij stadiumi nuk është e përshtatshme për stilin tonë të lojës. Më duhet e pandershme që stadiume të ndryshe të Serie A të kenë fusha me përmasa të ndryshme”.
MALDINI – “Gjëja më e rëndësishme për Danielin është se ai ka talent. Ka teknikë të mirë, vizion të mirë loje, por duhet të jetë më i shpejtë dhe më intensiv për t’iu larguar lojtarit që e markon. Bourabia po i qëndronte afër dhe duhet të merrte disa metra për të krijuar hapësira. Ai ka cilësitë për të patur ndikim në të ardhmen dhe vetëm mund të bëhet më i mirë”.
DËMTIMET – “Mezi pres ta kem skuadrën të plotë. Klubi bëri mirë që më dha një grup me shumë lojtarë, prej të cilëve mund të bëj zgjedhjet e mia. E përsëris, ishim në gjendje të vuanim dhe të merrnim tre pikët, çka tregon forcën mendore. Është diçka që ju duhet, pasi jo gjithmonë mund ta dominosh kundërshtarin. Kjo do të thotë që me të vërtetë jemi duke u pjekur”. / oversport.tv