Pioli: Nuk ishim në gjendje të reagonim ndaj Interit, nuk jemi mësuar me gabime

Superkupa e Italisë shkoi për të dytën herë radhazi në kabinetin e Interit, pasi kësaj radhe mposhti Milanin me shifrat 3-0. Në përfundimin e kësaj sfide tekiku kuqezi, Stefano Pioli, foli për mediat dhe arsyen pse ekipi nuk e përballoi Interin.

“Ne nuk jemi mësuar të bëjmë kaq shumë gabime, që kundër skuadrave të forta paguajmë gjithçka. Është e qartë se ne nuk po jetojmë momentin tonë më të mirë, veçanërisht në nivelin mendor. Patëm një pjesë të parë që nuk ishte në nivel të lartë dhe me shumë gabime. U përpoqëm ta rihapnim sfidën, por bëmë shumë pak për të synuar diçka të mirë.

Do të fillojmë të punojmë më mirë, për t’u rikthyer në nivelin tonë sepse sezoni është akoma aty. Nuk e prisja një paraqitje të tillë sepse i njoh cilësitë e lojtarëve të mi. Tani është e vështirë për ne të reagojmë ndaj një gabimi dhe të qëndrojmë si ekip. Nuk ishim në gjendje të reagonim kundër Interit.

Kemi shumë situata për të rregulluar për më mirë. Sot pësuam dy gola aty ku ishim vendosur më mirë, por jo të organizuar. Duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje, por për çdo gjë grupi duhet të rritet dhe të përmirësohet.” – përfundoi Stefano Pioli. /oversport.tv