Pioli: Për momentin gjërat nuk po funksionojnë, më vjen keq për Tomorin

Milani mori një nga humbjet më të rënda të këtij sezoni kundër Lazios në Serie A me shifrat e thella 4-0. Një moment i vështirë për kuqezinjtë, të cilët gjenden në një situatë ku kanë 5 ndeshje pa fituar. Tekniku i Milanit, Stefano Pioli, foli në përfundimin e këtij takimi.

“Për momentin ka shumë gjëra që nuk funksionojnë, është aspekti mendor, por edhe ai taktik. Ky është një moment delikat në karrierën time, e qartë se ne të gjithë duhet të bëjmë shumë më mirë. Nëse ne vazhdojmë me këto gabime, negativiteti do të rritet edhe më shumë.

Ne duhet të rifillojmë të luajmë siç dimë dhe ta bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur. Dy javët tona të fundit nuk kanë qenë ato që prisnim. Kemi luajtur për një kohë të gjatë me energji. Ekipi ka qenë gjithmonë i mirë dhe me të drejtë kanë krijuar më shumë pritshmëri.”

LOJTARËT – “Maignan po përmirësohet, megjithatë ne nuk e dimë akoma se kur do jetë në gjendjen e tij më të mirë për të luajtur. Më erdhi me të vërtetë keq për dëmtimin që Tomori pësoi, duke parë situatën në të cilën ndodhemi.” – tha Stefano Pioli. /oversport.tv