Pioli pranë rinovimit me Milanin, Massara: Duam të vazhdojmë në këtë rrugë

Martesa e Milanit me Stefano Pioli duket se është e destinuar që të vazhdojë. Konfirmimet vijnë nga drejtuesi i Milanit, Frederic Massara në ditën kur Pioli do të ulet në stolin kuqezi për herën e 100.

Në prag të sfidës kundër Bolognas, Massara u shpreh se është i lumtur me performancën që ekipi ka bërë në drejtimin e Piolit dhe se të dyja palët janë të lumtura për rinovimin. Dëshira është që të vazhdojnë në këtë rrugë.

Massara: “100 stola, të gjitha të një niveli të lartë. Rinovimi? Jemi shumë të lumtur, ka harmoni dhe dëshirë të madhe për vazhdimin e kësaj rruge.”  /oversport.tv