Stefano Pioli ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të supersfidës kundër Interit, që do të luhet nesër në orën 20:45 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.
“Derbi është një mundësi, skuadra është gati dhe e vendosur për tu rikthyer te fitorja. Kemi punuar mirë këtë javë, i kam parë të gjithë lojtarët me shumë dëshirë për tu rikthyer te rezultatet pozitive. Ndryshim skeme? Nuk e them. Me siguri do të ndryshoj diçka, pa harruar karakteristikat dhe cilësitë tona”, ka thënë tekniku i Milanit.
Pioli ka edhe një koment për Ibrahimovic: “Zlatan ka një rëndësi të madhe për ne. Është jashtë listës Champions sepse nuk kemi garanci për kohën e rikuperimit të tij”, ka thënë mes të tjerash tekniku kuqezi. / Oversport.tv