Pioli: Problemi është tek ata që mendojnë se janë kampionë, por nuk janë

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat italiane ku ndër të tjera ka folur edhe për pushimet që mund të kalojë gjatë ndeshjeve kombëtare. Ai foli edhe për Milanin, kampionët që ka në ekip si dhe tifozët kuqezi.

“Momenti i vetëm ku sinqerisht arrij të shkëputem për disa ditë është gjatë ndalimit të kombëtareve. Tani formati ynë parashikon shtatë ndeshje në njëzet ditë, dhe gjatë atij momenti nuk mund të shkëputem dot. Gruaja ime shpesh më thotë: “Unë flas, por ti nuk më dëgjon”, sepse padyshim që idetë dhe kokën e kam gjithmonë te futbolli.

TËRHEQJET SI EKIP- “Isha shumë i mësuar të shkoja në tërheqje, si lojtar dhe si trajner. Tani, nga ana tjetër, ka 3-4 vjet, fillimisht në Firence dhe tani këtu në Milano, që nuk bëjmë tërheqje. Kur luajmë në mbrëmje në San Siro, të nesërmen në mëngjes stërvitemi në Milanello dhe kalojmë gjithë ditën bashkë.

Edhe larg, largohemi në mëngjes dhe më pas luajmë në mbrëmje. Ne preferojmë të pushojmë pas ndeshjes këtu në Milanello, veçanërisht kur luajmë gjatë javës. Si lojtarët ashtu edhe unë e shohim se nuk kemi nevojë të grumbullohemi në kamp një natë më parë, përkundrazi. Qëndrimi në shtëpi na lejon të jemi pak më të qetë dhe gjithashtu pak më të përqëndruar”.

TIFOZËT- “Është e rëndësishme që të ketë mbështetje dhe besim, veçanërisht për atë që kemi kaluar pa tifozë. E kuptuam se sa shumë na duhen, është e rëndësishme t’i krijojmë mundësitë që të jetojnë ndeshjet me këtë entuziazëm”.

TË STËRVITËSH KAMPIONË- “Vështirësia qëndron mbi të gjitha tek shokët tanë të skuadrës, jo edhe aq tek ne. Kur flasim për kampionë, flasim për kampionë në nivel njerëzor, profesional. Ata kanë një konkurrencë aq të fortë, të brendshme sa nuk është e vështirë t’i stërvitësh.

Është më shumë marrëdhënia që krijohet me të tjerët. Ajo që bën me kampionin mund të krijojë disa situata që janë paksa në kufi. Në fund, për mendimin tim, ndryshimi është gjithmonë në inteligjencën e njerëzve në grupin që stërvit. Këta kampionë kërkojnë dhe ngrenë nivelin e të gjithë mjedisit. Problemi është kur gjen njerëz ose lojtarë normal që mendojnë se janë diçka më shumë”. /oversport.tv