Pioli: Qesha me veten, kam bërë një premtim! Mundëm më të mirët

Milani triumfoi kundër Interit në derbi dhe sigurisht që trajneri Stefano Pioli ishte shumë i lumtur për rezultatin.  “Kam qeshur kur e pashë veten duke vrapuar, nuk është një pamje e bukur por gëzimi im ishte shumë i madh. Djemtë e mi kanë shpirt të jashtëzakonshëm për të shkuar përtej kufijve të tyre.

Kemi të njëjta pikë si në këtë fazë të sezonit të kaluar, ndaj e dimë se kemi edhe më tepër për të bërë. U kam thënë lojtarëve që duhet të vazhdojmë të besojmë te vetja dhe ka pengesa të pakapërcyeshme vetëm për njerëzit që nuk besojnë.

kemi mundur skuadrën më të mirë të Serie A, kampionët në fuqi dhe kryesuesit aktualë, kështu që e kemi treguar veten. Është e vërtetë që Interi luajti më mirë në pjesën e parë, por Milani im ka guxim të madh dhe nuk ka frikë nga asnjë ekip. Arritëm të fitojmë ndaj një ekipi që ishte superior dhe kur nuk është as momenti ynë më i mirë. Forca mendore e ekipit tim është e jashtëzakonshme.

Interi na kishte ndëshkuar edhe në derbin e parë dhe sot ia dhamë sërish mundësinë me gabimet tona dhe me pasimet e gabuara. Interi u tërhoq pas pushimit të pjesës së parë, na lanë që të merrnim iniciativën. Na duheshin këmbë të freskëta për të bërë ndryshimin dhe Messias e Brahim Diaz ishin ata që e bën diçka të tillë.

“Giroud? Të firmosësh me Giroud dhe me lojtarë të tjerë – që e dinë si fitohet dhe çfarë duhet për të fituar – si Zlatan, Kjaer, Maignan, rrit nivelin e pjekurisë së skuadrës. Këto janë mësime të rëndësishme që lojtarët e rinj po i mësojnë çdo ditë”.

“Premtimi? Është pak banale, por i kam premtuar vetes se nëse fitonim derbin do të pi duhanin tim të dashur toskan për një muaj. Mund të më bëjë mirë”, tha në përfundim Stefano Pioli, në deklaratën e tij për DAZN. / oversport.tv