Pioli: Respekt për Romën, ata janë një ekip i fortë dhe i strukturuar

Milan-Roma është përballja që spikat më shumë në javën ë 17-të të Serie A, të cilën keni mundësi ta ndiqni Live në Oversport dhe Tibo. Në prag të kësaj supersfide ka dalë në konferencë trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, i cili preku disa tema të rëndësishme për këtë ndeshje dhe situatën e lojtarëve.

ROMA– “Ata janë një ekip i fortë dhe i strukturuar mirë, i respektojmë shumë. Roma kombinon dhe organizon mirë cilësinë e lojës së tyre. Ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe cilësorë të cilët bëjnë diferencën. Zaniolo ka potencial të jashtëzakonshëm, po ashtu dhe Dybala. Ne kthehemi të luajmë në San Siro pas 50 ditësh dhe jemi shumë entuziast.”

KAMPIONATI– “Ne duhet të bëjmë garën tonë, nëse duam të fitojmë kampionatin duhet të marrim shumë pikë. Mund të bëjmë më mirë, e dimë se sa e rëndësishme është zhbllokimi i ndeshjeve. Jemi ndër skuadrat që shënojmë më shumë në fillim të ndeshjes, por sërish mendoj se sa e rëndësishme është të vazhdojmë të krijojmë raste goli.”

LOJTARËT- “Është një periudhë shumë e nxehtë për Leaon, ai duhet të vazhdojë të luajë mirë. Calabria është një lojtar shumë i fortë dhe inteligjent, është i rëndësishëm për ekipin tonë. De Ketelaere është mirë fizikisht dhe mendërisht. Kam besim tek ai.”

DËMTIMET– “Nuk kemi një afat kohor për rikthimin e Maignan, nuk mund të rrezikojmë. Ai ka të gjithë mbështetjen tonë, por duhet të presim sepse trupi i tij nuk ka reaguar siç duhet. Kjaer kishte disa probleme në Kupën e Botës, por tani po rikuperohet dhe mendoj se së shpejti do të jetë i disponueshëm.” – përfundoi Stefano Pioli. /oversport.tv