Pioli rrëmben një çmim personal, shpallet trajneri i muajit tetor

Stefano Pioli është shpallur “trajneri i muajit” për tetorin. Çmimi, që jepet nga një juri e formuar nga drejtorë të gazetave sportive, do ti jepet trajnerit të Milanit në prag-ndeshjen e derbit të Milanos, që do të luhet të dielën në mbrëmje.

“Në sezonin e tij të tretë në krye të skuadrës kuqezi, Pioli po vazhdon punën e mirë që e ka ngjitur Milanin në majat e Serie A.

Një menaxhim i përkryer i grupit, një lojë bindëse dhe aftësia për ti dhënë vlerë çdo lojtari të organikës, certifikojnë meritat e Piolit, që gjatë muajit tetor ka arritur 5 fitore në po aq ndeshje të luajtura, duke qëndruar gjatë gjithë kohës në krye të Serie A”, shkruhej në komentin e Lega Serie A. /Oversport.tv