Stefano Pioli ka marrë një vlerësim të madh, pasi ka fituat Çmimin Liedholm 2021. “Do të qëndroj gjatë te Milani? Uroj që po. Kam një ndjesi pozitive që nga dita e parë, kemi krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë.
Jemi mirë bashkë dhe shkojmë të gjithë në të njëjtin drejtim. Kjo është shumë e rëndësishme. Të drejtoj kombëtaren? Në të ardhmen ndoshta, por në këto momente dua të qëndroj në fushë”, ka thënë trajneri i Milanit.
“Unë besoj se gjeja më e rëndësishme është që të jesh gjithmonë vetvetja. Unë jap gjithçka në atë që bëj. Në futboll nuk është e lehtë që të gjesh ekuilibra. Ky Milan është i ri, ka nevojë për kohë që të rritet, madje edhe të gabojë që të bëhet një skuadër e madhe”, ka shtuar tekniku kuqezi.
Fjalë shumë të mira për Tonalin: “Është një talent i madh. Ka gjithçka për tu bërë një lojtar i madh dhe një flamur i Milanit”.
“Futbolli ka ndryshuar shumë. Duhet të shfrytëzosh çdo moment për të rritur lojtarin si individualisht edhe në grup. Të luash çdo tre ditë nuk është e lehtë, është e vështirë sidomos në aspektin mendor. Për fat të mirë stërvis një skuadër që ka shumë të dëshirë të bëjë mirë”, ka përfunduar Pioli. / Oversport.tv