Pioli: Të kënaqur për kreun, por favorit për titullin mbetet Interi

Pioli mund për herë të parë Spallettin, duke rikthyer kuqezinjtë në krye pasi ka mundur rivalin e drejtpërdrejtë. Përballja direkte, e dyta këtë sezon me kuqezinjtë që u kthejnë reston napolitanëve, dhe krijojnë shkëputjen në krye me 3 pikë më shumë dhe një diferencë prej dy të tillash ndaj zikatërve të Interit.

“Tre pikë të arta për klasifikimin. Kemi mundur një skuadër shumë të fortë. Lojtarët e mi kanë punuar shumë dhe jemi shpërblyer me rezultatin që meritonim. Sigurisht që në ndeshje të tilla, duhet të punosh shumë edhe në momentin kur nuk e ke topin në zotërim. Këtë gjë e kemi bërë si duhet. Kesi bëri trekuartistin sepse provuam që të ishim agresivë”.

Ishte e 12-ta përballje e Puiolit ndaj Spalletit dhe pikërisht atëherë kur vlen më shumë se kurrë, trajneri i kuqezinjve fiton përballë rivalit të tij. Pioli, gjithsesi kërkon të ulë euforinë, që shpesh e ka bërë Milanin ta pësojë këtë edicion.

“Ishte fitore përballë një kundërshtari direkt që vlen shumë. Mirëpo, kemi akoma shumë për të bërë. Provuam me cilësi dhe forcë që të kontrollonim mesfushën dhe ia dolëm që të vuajmë, siç është normale të ndodhë ndaj kundërshtarëve të tillë. Për ne është momenti që të tregojmë se kemi nxjerrë mësimet e duhura nga gabimet që kemi bërë deri më tani.

Në fund, Pioli i qëndron idesë së tij se Interi mbetet ekipi favorit,. Sigurisht, një frazë që i shkon për shtat skaudrës së tij, sepse kalon presionin tek të besuarit e Inzaghit.

“Inter është favoriti. Inter është një skuadër shumë e fortë dhe klasifikimi është akoma virtual, sepse do të ishte më korrekte nëse të gjithë do të kishim ndeshje të njëjta. Për ne, rëndësi ka që të bëjmë sa më shumë pikë deri në fund”. / Oversport.tv