Piolit i rikthehet një element i rëndësishëm, Theo Hernandez shërohet

Pas fitores përballë Bolognas, që e ngjiti Milanin e tij në krye të renditjes së Serie A (në pritje të ndeshjes Roma-Napolit), Stafano Pioli merr një tjetër lajm të mirë mëngjesin e kësaj të diele.

Theo Hernandez nuk është më pozitiv me Coronavirus, sepse tamponi i fundit që ka bërë futbollisti francez ka rezultuar negativ. Është vetë klubi kuqezi që në faqen e tij zyrtare në internet konfirmon se Hernandez është shëruar plotësisht dhe nuk rezulton më i prekur nga Covid 19.

Ish-lojtari i Realit të Madridit do të rikthehet menjëherë në dispozicion të teknikut dhe mund të luajë që në ndeshjen e së martës kundër Torinos në kampionat. Një lajm i mirë për Milanin, që këtë sezon ka vuajtur mungesën e shumë lojtarëve të rëndësishëm për shkaqe të ndryshme. /Oversport.tv