Pippo Inzaghi bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë Edoardo

Pippo Inzaghi është bërë baba për herë të parë në moshën 48-vjeçare. Partnerja e tij Angela Robusti solli në jetë djalin, Edoardo në orët e para të kësaj të diele.

Ish-sulmuesi i Milanit e ndau këtë gëzim në rrjetet e tij sociale duke postuar një fotografi të kyçit të bebes ku po mbante byzylykun me emrin e tij. Ai shkruajti gjithashtu te foto-ja “gjithçka” dhe vendosi gjithashtu një zemër blu në të.

Super Pippo është aktualisht trajner i ekipit të Brescias, por nuk u paraqit në ndeshjen e fundit për shkak se qëndroi pranë gruas së tij. Urime të shumta erdhën edhe nga personalitete të tjera të futbollit si, Fabio Cannavaro, Francesco Totti apo Stefano Sorrentino. /oversport.tv