Pique del krah mbrojtësit Umtiti: Pse vërshëlleni atë, dikush ia ofroi kontratën

Samuel Umtiti u kthye në një çështje te Barcelona këtë verë, pasi mbrojtësit iu kërkua të largohej dhe nga ana tjetër nuk pranonte as të ndryshonte kushtet e kontratës.

Francezi më pas ishte dakord që të lëvizte, por në një klub që luan në Champions League. Kurrë për të nuk mbërriti oferta e duhur dhe Umtiti do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës.

Shumë tifozë mund të mos e kenë pritur mirë, madje gjatë miqësoreve ka pasur edhe kore kundër tij në stadium. Në mbrojtje të Umtiti së fundmi ka dalë Gerard Pique.

“Ai është profesionist dhe nuk ka humbur asnjë seancë stërvitore të vetme. Një tjetër gjë që duhet vënë në dukje është se kush ia ofroi atij kontratën? Një president i votuar nga shoqëria.

Pra pse e vërshëllejmë atë? Njerëzit duhet të jenë më të kuptueshem”, është shprehur Pique për Umtiti, ndërkohë që ky i fundit ka pasur edhe një takim me presidentin Joan Laporta dhe kanë sqaruar gjithë keqkuptimet. / oversport.tv