Barcelona barazoi kundër Napolit, në një ndeshje të mirë për spanjollët që kishin disa mundësi të mira shënimi. Qendërmbrojtësi Gerard Pique tha pas duelit të Europa League në Movistar:
“Tani kemi atë ndjenjën që mund ta kishim kaluar këtë ndeshje lehtësisht me rezultatin 4-1 ose 5-1. Rezultati nuk është aq i mirë dhe gjithçka është e hapur. Kur të dojë të hyjë goli, do të hyjë.
Shanset janë dhe do të finalizojmë, është thjesht çështje kohe dhe besimi. Nëse Barcelona luan kështu, jam i bindur se ne mund të fitojmë Europa League. Është një kompeticion që na emocionon dhe duam ta fitojmë atë”.
“Sa i takon Dembele, e kam thënë se njerëzit janë të lirë për gjithccla. Gjithsesi ata duhet ta dinë se të vërshëllesh gjatë ndeshjes nuk është gjë e mirë. E kuptoj që ka njerëz të mërzitur, por le të vërshëllejnë në fund të ndeshjes”, tha Pique. / oversport.tv
Foto: FC Barcelona, Twitter