Pique: 3 orë të luanim nuk shënonim, problemet tona i sheh edhe një i verbër

Barcelona u mposht nga Atletico Madrid dhe Gerard Pique nuk habitet nga kjo. Mbrojtësi madje e thotë hapur që edhe e prisnin, duke parë situatën e krijuar te katalanasit. Mes të tjerash, pas duelit të mbrëmjes së djeshme ai u shpreh:

“Kemi humbur dhe ishte një rezultat që e prisnim, por nuk e donim. Tani le të pushojmë e të përfitojmë nga pushimi i kampionatit dhe t’ia nisim nga e para. Nuk e nisëm mirë ndeshjen, u sulëm përpara dhe pësuam dy gola me një kundërshtar që u përpoq shumë pak.

Mund të luanim për tre orë dhe nuk do të shënonim gol. Gjërat janë keq, por na mbetet të punojmë, të pushojmë dhe të kthehemi me më shumë forcë. Dy situtat e golit janë shumë të ngjashme dhe prandaj po diskutonim me Busquets.

Nuk është se ka vetëm një problem, njërëzit e dinë, edhe një i verbër e sheh. Janë kohëra të vështirë dhe ne do e kalojmë këtë periudhë.

Atmosfera në dhomat e zhveshjes është e mirë, lojtarët shkojnë me njëri-tjetrin, ka një dëshirë për të ndryshuar situatën dhe ne nuk mund të përfshihemi në ato që thotë presidenti. E gjithë zhurma mes tij dhe trajnerit nuk duhet të ndikojë te ne”. / oversport.tv