Pjanic pas largimit: Koeman më trajtoi si 15-vjeçar, tregoi mungesë respekti

Miralem Pjanic është transferuar nga Barcelona te Besiktas dhe normalisht nuk është ndjerë mirë për faktin që nuk ka marrë shpjegime nga trajneri Koeman.

Klubi katalanas ia kishte bërë të qartë që nuk ishte në plane dhe se duhet të gjente ekip, por mesfushori boshnjak e ka dashur një komunikim me trajnerin holandez.

“Koeman nuk më respektoi mua. Ai kurë nuk fliste më mua. Jam një lojtar që mund të pranoj gjithçka. Do të doja të më jepte shpjegime, jo të sillet me mua sikur të isha 15 vjeç.

Pranova uljen e pagës dhe të bashkohem me Besiktas sepse futbollin e kam pasion dhe dua të luaj”, është shprehur Miralem Pjanic, i cili tashmë mendon për aventurën e re në Turqi me bardhezinjtë e Besiktas. / oversport.tv