Pjanic: Vetëm Allegri mund ta rikthejë Juventusin, zgjedhja e Ronaldos nuk më befasoi

Miralem Pjanic mbetet një nga mesfushorët më të mirë që ka pasur Serie A në dhjetë vitet e fundit. 32-vjeçari kaloi në Itali 9 vite fantastike, aty ku u aktivizua në radhët e Romës dhe Juventusit. Në një intervistë për “Tuttosport”, ai foli për disa tema të rëndësishme për Serie A dhe aventurën e re të Cristiano Ronaldos.

“Juventusi kaloi fillimisht një periudhë të komplikuar, në të cilën nuk është e lehtë të dalësh. Gjithmonë kam thënë se askush nuk mund ta rindërtonte klubin nga kjo situatë përveç Allegrit. Ai e ka kthyer Juventusin në rrugën e duhur.”

“Unë e ndjek gjithmonë kampionatin italian. Paraprakisht i kam parë të gjitha ndeshjet e Juventusit. Në Serie A janë luajtur vetëm 17 ndeshje, tani vjen pjesa më e vështirë. Në mars gjithçka do të bëhet vendimtare.”

“Cristiano Ronaldo shkoi te Al Nassr dhe zgjedhja e tij nuk më ka befasuar aspak. Niveli në Arabi nuk është aq i lehtë sa mendojnë njerëzit. Unë besoj se zgjedhja e tij do të çojë në një rritje të madhe futbollin në Lindjen e Mesme.” – përfundoi Miralem Pjanic. /oversport.tv

Foto: sharjahfc, Instagram