Pjesë e rëndësishme e projektit të Romës, Mourinho kërkon që të blindohet argjentinasi

José Mourinho është treguar shumë i qartë me drejtuesit e klubit: portugezi dëshiron që Paulo Dybala të “blindohet”, sepse nuk mund të ekzistojë një organikë pa argjentinasin në sezonin e tij të tretë në Romë.

Për “Joya” ka një klauzolë të dyfishtë, mund të largohet jashtë Italisë për 12 milionë euro, ndërsa transferimi në një skuadër të Serie A kushton 20 milionë euro, që mund të anulohet nëse lojtari përfiton një rritje page.

Sipas “Tuttosport”, paga e argjentinasit mund të rritet në 6 milionë euro në vit. Sigurisht duhet që palët të ulen të diskutojnë, por ish-lojtari i Juventusit është i lumtur në Romë dhe ka marrë konfirmimin se “Special One” do të qëndrojë në Romë. Pikërisht portugezi pritet që të luajë një rol të rëndësishëm në këtë tratativë. / Oversport.tv