Plani i Vllaznisë, fazë në Ulqin dhe miqësore me Prishtinën

Vllaznia do t’u kthehet përgatitjeve më 3 janar dhe një ditë më pas do të transferohet në Ulqin, ku për disa ditë do të kryhet stërvitje intensive.

Kampionati nis më 15 janar dhe drejtuesit e kuqebluve kanë gjetur edhe një miqësore serioze para rikthimit.

Më 9 janar Vllaznia ndeshet me kampionët në fuqi të Kosovës, Prishtinën, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ajo ndeshje do tregojë edhe gatishmërinë e Vllaznisë për të qenë gati për pjesën e dytë të sezonit. / oversport.tv