Plani për Kupën e Botës çdo dy vite, 12 federata gati të braktisin FIFA-n

Plani i FIFA për ta organizuar Kupën e Botës çdo dy vite ka sjellë reagime të shumta, përgjithësisht kundër kësaj ideje që do të shtonte numrin e ndeshjeve dhe do të prekte drejtpërdrejt ligat kombëtare.

Associated Press raporton se disa federata europiane të futbollit janë gati të braktisin FIFA-n dhe me gjasa ato kanë rënë dakord me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Vendet Nordike si Danimarka, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Islanda dhe Ishujt Faroe dolën me një deklaratë të përbashkët para disa ditëve dhe qartazi janë shprehur kundër projektit të FIFA-s.

Në total AP raporton se janë 12 federata që janë gati të dalin nga FIFA dhe kjo mund të bëhet, nëse njoftojnë 6 muaj para. Gjithashtu atyre u lejohet të jenë vetëm pjesë e UEFA-s. / oversport.tv