Basketbollisti italian i Olimpia Milanos, Riccardo Moraschini ka rezultuar pozitiv në kontrollet anti-doping. Analizat janë kryer më 6 tetor në Assago, gjatë një seance stërvitore që Moraschini po kryente me ekipin e tij.
Lajmi është bërë i ditur nga Nado Italia që zbardhi edhe vendimin e Gjykatës Kombëtare Anti-doping. Në vendim thuhet se basketbollisti ka marrë si masë paraprake një pezullim të përkohshëm deri në një vendim të dytë.
Në analizat e bëra, në trupin e Moraschini u gjet substanca Clostebo Metabolite, një steroid anabolik. Kështu, Olimpia Milano dhe kombëtarja italiane humbin një basketbollist për shkak të substancave të palejuara në sport. /oversport.tv