Plas sherri te Manchester United, 2 lojtarë përplasen fizikisht në stërvitje

Situata nuk është aspak e qetë në kampin e Manchester United në këtë finale të sezonit në Premier League.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, 2 ditë më parë ka patur një përplasje mes dy lojtarëve të skuadrës që ka ndërprerë stërvitjen, që më pas u anulua për shkak të këtij sherri.

Një dyluftim që ka çuditur të gjithë pjesën tjetër të skuadrës, që ndërhyri menjëherë për të ndalur përplasjen fizike mes dy lojtarëve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Fatmirësisht United këtë fundjavë nuk do të luajë sepse luhet finalja e Kupës FA dhe “djajtë e kuq” do të zbresin në fushë në 22 maj në sfidën kundër Crystal Palace. / Oversport.tv

Foto: Manchester United Twitter